Edhe pse ne ishim plotësisht të papërgatitur për realitetin e kësaj pandemie, ka shumë që mund të bëjmë për të ndihmuar veten dhe fëmijët tanë të ndjehen të lidhur me botën dhe të ndjehen të sigurt dhe të mbrojtur. Mos harroni. . . qasja DPPP/PDEP mund të zbatohet në çdo situatë – përfshirë këtë.

Në të gjitha bashkëveprimet tona me fëmijët tanë, ne duhet të:

  • rregullojmë emocionet tona dhe i bashkë-rregullojmë me ta,
  • të jemi të përqendruar në qëllimet tona afatgjata të prindërimit,
  • të kuptojmë se si mendojnë dhe si ndjehen fëmijët tanë duke marrë parasysh moshën dhe temperamentin e tyre, dhe
  • përpiqemi të bëjmë më të mirën për të siguruar në mënyrë të vazhdueshme ngrohtësi dhe strukturë. “

Dëgjoni Dr. Joan Durrant ku sqaron përdorimin e DPPP/PDEP në kohën e COVID-19